Telegrafi

Flaka Krelani publikon fotografi ‘të nxehtë’ nga shtrati

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani, ka realizuar së fundmi një fotosesion të ri mjaft provokues.

Ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale këto fotografi, duke rrëmbyer në masë të madhe vëmendjen e tyre.

Në një nga imazhet e fundit, këngëtarja nga Gjakova shfaqet mjaft ‘e nxehtë’, teksa pozon në shtrat.

Ajo ka vënë në pah linjat e saj atraktive, teksa ka pozuar vetëm në të brendshme.

Një cigare në dorë i ka dhënë Flakës një pamje edhe më seksi, duke ngacmuar kështu imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë.

Përndryshe, këngëtarja Krelani vazhdon të jetë aktive me projekte të shumta muzikore, gjersa nuk mungon edhe në koncerte. /Telegrafi/