Telegrafi

Flaka Krelani pranon nderhyrjet kirurgjikale: Jam artiste, duhet të dukem bukur (Video)

Këngëtarja Flaka Krelani është pëlqyer gjithmonë për vokalin e saj të fuqishëm.

Me vite ajo ka sjell këngë të bukura dhe interesante që gjithmonë pëlqeheshin nga publiku, ndërsa shumica prej tyre janë vlerësuar edhe me çmime nëpër festivale.

Këngëtarja nga Gjakova, në çdo paraqitje të saj është dukur bukur, ndërsa ka pranuar së fundmi se gjatë kalimit të viteve, ka pësuar ndryshime.

E ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, Flaka foli shumëçka rreth karrierës, ndërsa nuk hezitoi të përgjigjet edhe në pyetjet rreth ndërhyrjeve në fytyrën e saj.

“Kam ndërhyrje në make up. Unë që e vogël nuk i kam kushtuar rëndësi pamjes më shumë se sa muzikës. Janë mësuar njerëzit t’më shohin si 15-vjeçare por kur rritesh shikon se do të ndryshosh diçka në portretin tënd. Nuk ka njeri që nuk ka ndërhyrje apo s’ka dëshirë për tu dukur mirë. Unë jam artiste dhe çdo ditë më kërkon kamera dhe duhet të dukem bukur”, tha Krelani gjatë emisionit.

E njëjta, është shfaqur gjithmonë e kuruar dhe tërheqëse në fotografitë që publikon në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur.

Ndërkohë, moderatorja e emisionit, Rudina Magjistari, e komplimentoi Flakën për ndryshimet e bëra, duke thënë se i pëlqen fakti që me ndryshimet e bëra nga ndërhyrjet, Flaka nuk ka dalë si kopje e dikujt, por ka ruajtur karakterin e saj. /Telegrafi/