Telegrafi

Flaka Krelani me poza atraktive nga Fire Island

Ajo tashmë prej më shumë se një viti është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për këngëtaren Flaka Krelani, e cila vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja së fundmi ka ndarë disa fotografi nga Fire Island, në të cilat ka mahnitur me paraqitjen tërheqëse.

Flaka Krelani (Foto: Instagram)

Në një palë bikini të zeza dhe këmishë në pjesën e sipërme, krijuesja e hitit “Si Bass” vjen në formë të mrekullueshme.

Lexo po ashtu Flaka Krelani me intervistë për revistën amerikane “My New York”: Rrëfen periudhën e pandemisë dhe arsyen e largimit nga Kosova

Komplimentet dhe reagimet krahas fotografive kanë qenë nga më të ndryshmet, duke e përgëzuar për fizikun e bujshëm.

Flaka ndërkaq në një intervistë të fundit dhënë për revistën amerikane “My New York” ka rrëfyer për largimin nga Kosova.

Ajo gjithashtu thotë se New York ka qenë qyteti i ëndrrave dhe për këtë ka vendosur të bëjë këtë ndryshim në jetën e saj. /Telegrafi/