Ajo tashmë prej më shumë se një viti është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për këngëtaren Flaka Krelani, e cila vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Bukuroshja së fundmi ka ndarë disa fotografi nga Fire Island, në të cilat ka mahnitur me paraqitjen tërheqëse.
Në një palë bikini të zeza dhe këmishë në pjesën e sipërme, krijuesja e hitit “Si Bass” vjen në formë të mrekullueshme.
Komplimentet dhe reagimet krahas fotografive kanë qenë nga më të ndryshmet, duke e përgëzuar për fizikun e bujshëm.
Flaka ndërkaq në një intervistë të fundit dhënë për revistën amerikane “My New York” ka rrëfyer për largimin nga Kosova.
Ajo gjithashtu thotë se New York ka qenë qyteti i ëndrrave dhe për këtë ka vendosur të bëjë këtë ndryshim në jetën e saj. /Telegrafi/