Telegrafi

Flaka Krelani po bashkëpunon me Mixeyn për këngën e re

Flaka Krelani (Foto: Instagram/flaka.krelani)

Këngëtarja shqiptare, Flaka Krelani, është mjaft e pëlqyer nga publiku. 

Zeshkania po ashtu është tejet aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Në atë Instagram, së fundmi ka bërë të ditur se po punon në këngën e re pasi ka publikuar një imazh nga studioja e Mixey.

Flaka Krelani në studion e Mixey (Foto: Instagram/flaka.krelani)

Këngëtarja shihet se në këtë projekt ka bashkuar forcat me njërin prej producentëve më të suksesshëm shqiptarë, Mixey.

“Le të dërgojmë në një nivel tjetër”, ka shkruar ajo.

Nga ana tjetër, të fundit projekt që ka publikuar Krelani me videoklip titullohet “Slay”. /Telegrafi/