Telegrafi

Flaka Krelani paralajmëron klip me skena ‘të nxehta’

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Flaka Krelani, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

“Slay” do të mbaj titullin kënga e saj e radhës, që përkthyer në gjuhën shqip do të thotë “Vras”.

Flaka, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, nuk ka heztiuar që të ndajë me fansat disa fotografi nga xhirimet e klipit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Duke paralajmëruar që projekti do të publikohet shumë shpejt, Krelani ka publikuar disa fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram me mbishkrimin “Vjen së shpejti”.

Nga imazhet vërehet se këngëtarja do të ketë një paraqitje mjaft provokuese, duke vënë në pah linjat  e saj trupore si dhe aftësitë në vallëzim.

Përveç projekteve muzikore, Flaka është shumë e angazhuar edhe në mbrëmje të ndryshme ‘live’ në kryeqytet. /Telegrafi/