Site icon Telegrafi

Flaka Krelani një police seksi (Foto)

Këngëtarja Flaka Krelani është aktualisht e angazhuar në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, ku çdo javë tregon tashmë talentin e saj në imitimin e ndonjë personazhi të njohur.

Në natën e parë të spektaklit, ajo u shpall fituese e kupës, përderisa solli një imitim të shkëlqyer të Freddie Mercury.

Gjersa mbrëmë (e hënë) në natën e dytë, ajo kishte vendosur të vinte si këngëtarja e famshme Christina Aquilera.

Lexo po ashtu Flaka Krelani publikon fotografi pa makijazh (Foto)

E veshur me një palë mbathje të zeza, çizme dhe doreza lëkure, Flaka dukej më seksi se asnjëherë tjetër.

Kapelja prej police që kishte vënë në kokë e bënte të dukej njëlloj si të ishte në klipin “Tough Lover” të Aquileras, personazhi të cilin kishte vendosur edhe ta imitonte.

Pavarësisht performancës së bukur, Flaka nuk arriti të dalë fituese edhe e natës së dytë, pasi çmimin kësaj radhe e rrëmbeu Beatrix Ramosaj me imitimin e saj të Rihannës.

Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj 'ia vjedh' çmimin Flaka Krelanit (Video)

Ndërkohë Flaka ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi, e cila tregonte se si dukej mbrëmë, teksa ka falënderuar fansat për mbështetjen dhe i ka “ndezur” me dukjen e saj disa prej tyre. /Telegrafi/

Flaka Krelani në natën e dytë të “Your Face Sounds Familiar”. Foto nga Instagram.
Exit mobile version