Telegrafi

Flaka Krelani në një pozë provokuese para pasqyrës

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Flaka Krelani, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për zërin e saj.

Ajo është shumë e angazhuar gjatë verës me koncerte dhe mbrëmje muzikore, në të cilat gjithnjë performon ‘live’.

Flaka është gjithashtu shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Lexo po ashtu Flaka Krelani vjen me set të ri fotografik, shfaqet provokuese duke ekspozuar gjoksin

Jo të rralla janë rastet kur Krelani ndan me ndjekësit edhe ndonjë fotografi provokuese.

Një të tillë ajo e ka publikuar së fundmi, ku shfaqet mjaft atraktive para pasqyrës.

E veshur në xhinse dhe vetëm në reçipeta në pjesën e sipërme, Krelani edhe njëherë dëshmoi se është ndër këngëtaret me trupin më të mirë.

Komentet dhe pëlqimet e fansave kanë qenë të shumtë, kryesisht komplimente për dukjen e saj.

Në muajt në vazhdim, ajo pritet të prezantojë për fansat projektet e reja muzikore. /Telegrafi/