Telegrafi

Flaka Krelani merr vëmendjen me linjat teksa sjell fotografi provokuese nga plazhi

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, duket se së fundmi ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo është duke u relaksuar në bregdetin shqiptar, teksa po i mban fansat të azhurnuar me fotografi në rrjetet sociale, duke treguar momentet e këndshme që po shijon.

Së fundmi, këngëtarja nga gjakova publikoi disa imazhe mjaft provokuese në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej në brigjet e detit, teksa vinte në pah linjat e saj trupore.

Ajo ka treguar fizikun e saj të shkëlqyer në bikini të zeza, ndërsa i ka lënë pak vend imagjinatës.

Komentet dhe pëlqimet nga ana e ndjekësve të saj nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore. /Telegrafi/