Këngëtarja shqiptare, Flaka Krelani, prej disa muajsh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Artistja, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram, po vazhdon aktivitetet e saj përkundër se këtë kohë ka qenë më pasive në muzikë.
Ajo përmes rrjeteve sociale publikon imazhe e video të ndryshme, së cilës njëkohësisht nuk i mungojnë as fotosesionet e veçanta.
Kësaj radhe, Krelani ka sjell një set të ri e veshur në të brendshme e me dekolte të hapur, ku veç tjerash prezanton edhe një stil unik flokësh.
E njëjta ka theksuar njëherësh edhe linjat trupore, e po ashtu shfaqet me një grim të kombinuar me dukjen atraktive.
Komplimentet ndërkohë krahas imazheve ishin të shumta nga miqtë e fansat, duke e përgëzuar për pamjen tërheqëse.
Flaka veç tjerash ka paralajmëruar rikthimin me një këngë të re, por që duket se akoma nuk është finalizuar. /Telegrafi/