Site icon Telegrafi

Flaka Krelani merr vëmendje me ndryshimin në pamje, bëhet bionde

Artistja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, prej disa muajsh është duke qëndruar në New York.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mijëra njerëz në Instagram, së fundmi ka prezantuar një nga ndryshimet që ka bërë në pamje.

Me anë të disa imazheve që ka shpërndarë në Instagram, këngëtarja tregon se ka bërë flokët e bardha, e që është kthyer në një bionde atraktive.

Flaka Krelani (Foto: Instagram)

Ajo duket tërësisht ndryshe dhe njëherësh kjo ngjyrë i shkon mjaft shumë, duke e bërë të shfaqet edhe më tërheqëse.

Lexo po ashtu Flaka Krelani duket provokuese ndërsa pozon me fustan rrjete

Megjithatë, ndryshimi i radhës i realizuar nga Krelani siç shihet ka të bëjë me fotosesionin e radhës të krijueses së hitit “Si bass”.

Flaka Krelani (Foto: Instagram)

Flaka ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë prurje të re muzikore, ndërsa ai i fundit mbetet “Dit e Nat”. /Telegrafi/

Exit mobile version