Telegrafi

Flaka Krelani merr vëmendje me imazhet e reja teksa vë në pah gjoksin

Këngëtarja Flaka Krelani, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, ku herë pas here nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Disa të tilla i ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet joshëse teksa vë në pah gjoksin atraktiv.

E veshur me një fustan të prerë anash e me dukje më ndryshe, Krelani ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.

Duke qenë se jemi të përfshirë në pandeminë e coronavirusit, “Shpresoj se të gjithë jeni mirë” është përshkrimi që ia ka vënë njërit prej imazhit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Flaka Krelani

Pranë fotografive, nuk munguan as komplimentet nga kolegët, miqtë dhe ndjekësit e shumtë të saj.

Sa i përket projekteve muzikore, “Playa” titullohet projekti i fundit që e solli për fansat në bashkëpunim me reperin amerikan, Young Noble. /Telegrafi/