Këngëtarja Flaka Krelani ka qenë shumë aktive në muzikë gjatë vitit 2016.
Ajo është shquar gjithmonë për muzikë cilësore, gjersa asnjëherë nuk ka dalë nga stili i saj rock.
Por, mesa duket Krelani nuk është edhe aq shumë e kënaqur së fundmi me projektet muzikore të kolegëve të saj.
Fakti që këngët e fundit të reperëve mbajnë titujt e futbollistëve apo figurave të njohura publike, e bën këngëtaren të mendojë se ata nuk janë më origjinalë.
Flaka mendon se estrada duhet të fokusohet më shumë tek emrat vendorë, se sa tek ata ndërkombëtarë. /Telegrafi/