Telegrafi

Flaka Krelani imiton në mënyrë perfekte Adelina Ismailin (Video)

Këngëtarja nga Gjakova Flaka Krelani, vazhdon çdo javë të mahnitë publikun me performancat e saj në spektaklin e imitimit “Your Face Sounds Familiar”.

Ka sjell shumë personazhe të njohura në versionin e saj, por nuk kemi patur rastin ta shohim në imitimin e ndonjë të famshmi shqiptar.

Lexo po ashtu Flaka Krelani provokon me poza seksi në pishinë (Foto)

Megjithatë kësaj here, Krelani provoi të sjell në imitim këngëtaren e madhe Adelina Ismaili, gjatë kohës sa po pinte kafe me mikeshën e saj Beatrix Ramosaj.

Kjo e fundit nuk ka humbur rastin dhe ka marrë menjëherë telefonin për ta xhiruar, gjersa imitimin e bërë nga Flaka e ka hedhur menjëherë në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Me të parë këtë video, ndjekësit e këngëtares kanë filluar të qeshin me të madhe duke pyetur se si ka mundësi që Flaka di ta imitojë aq mirë Adelinën.

Për të parë më shumë rreth këtij momenti qesharak, ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme. /Telegrafi/