Telegrafi

Flaka Krelani imitoi Adelina Ismailin në “YFSF”, por pa hatërmbetje dy këngëtaret pozojnë së bashku (Foto)

Këngëtarja e madhe Adelina Ismaili ka qenë idhull për shumë prej këngëtarëve të sotëm të estradës.

Revolucioni që ajo ka bërë në muzikën moderne shqiptare dhe rebelizmi i saj, janë pëlqyer nga të gjithë.

Flaka Krelani është një prej tyre, e cila e pranon haptazi faktin se Adelinën e ka pasur një idhull.

Ajo këtë vit gjatë kohës sa ishte pjesëmarrëse në spektaklin “You face sounds familjar”, në një nga netët e spektaklit kishte imituar një nga performancat më të zjarrta të këngëtares Ismaili, atë të “Nuk ngec” në “Kënga Magjike 2009”.

Krelani kishte bërë një imitim të shkëlqyer, me çka ishte vlerësuar edhe me nota pozitive nga juria.

Ditë më parë u mbajt edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës në Radio televizionin Shqiptar, ku të dyja këngëtaret ishin të ftuara speciale për të performuar në netët gjysmëfinale.

Lexo po ashtu Adelina Ismaili rikthehet në skenën e festivalit të RTSH-së, pritet me duartokitje të ngrohta nga publiku shqiptar (Foto)

Pa asnjë hatërmbetje për imitimin, Adelina është fotografuar së bashku me Flakën në prapaskenën e festivalit, ku duket t’i ketë dhënë një përqafim të fortë.

“100 për qind zeshkanet, idhulli im” (sic.), ka shkruar Flaka në mbishkrimin e kësaj fotografie në Instagram. /Telegrafi/