Telegrafi

Flaka Krelani duket tejet provokuese me bikini të zeza, në fotografitë e reja nga plazhi

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Disa të tilla, këngëtarja nga Gjakova i ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj të shumtë në Instagram.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja, e cila mesa duket së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi – ka publikuar disa fotografi të reja ku shihet duke u kënaqur në plazh.

Ajo ka pozuar me bikini të zeza buzë detit, duke vënë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

“Më lini këtu, mirupafshim”, ka shkruar interpretuesja e hitit “S’je për mu” në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Flaka përndryshe prej kohësh është shpërngulur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka nisur një jetë të re larg Kosovës. /Telegrafi/

Foto: Flaka Krelani/Instagram

 

Foto: Flaka Krelani/Instagram

 

Foto: Flaka Krelani/Instagram

 

Foto: Flaka Krelani/Instagram

 

Foto: Flaka Krelani/Instagram