Telegrafi

Flaka Krelani duket provokuese, ndërsa ekspozon linjat trupore në plazh

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, ku në të shumtën e rasteve merr vëmendjen me paraqitjet e saj provokuese.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Gjakova publikoi në rrjetin social disa fotografi të reja, përmes së cilave ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Ajo ka pozuar me një palë bikini ngjyrë rozë në plazh, teksa ka vënë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Flaka njihet si fanatike e ushtrimeve në palestër, me çka falë tyre ka arritur që të ketë linjat të përsosura trupore.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Ajo prej vitesh është shpërngulur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka nisur një jetë të re larg karrierës së zhvilluar në Kosovë. /Telegrafi/

Foto: Flaka Krelani/Instagram

 

Foto: Flaka Krelani/Instagram