Këngëtarja nga Gjakova, Flaka Krelani ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Pancho City.
Kënga është e zhanrit dubstep, e ndërthurur me elemente interesante, që i sjell në një bashkëpunim krejt ndryshe dyshen e njohur.
Muzika është punuar nga Pancho City, i cili gjithashtu ka shkruar edhe tekstin në bashkëpunim me Flakën.
Klipi i këngës është gjithashtu interesant, dhe është punuar nga Blerdi Malushi, me produksionin e tij Maximus.
Si në çdo paraqitje tjetër të saj, edhe këtë herë Flaka ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e fansave me paraqitjen provokuese dhe atraktive në klip.
E njëjta këtë vit ka qenë shumë aktive në muzikë, ndërsa vazhdon të jetë e pranishme kudo ku këndohet muzikë ‘live’. /Telegrafi/