Këngëtarja nga Gjakova Flaka Krelani përmbylli një sezonë të suksesshme pas pjesëmarrjes në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”.
Ajo u vlerësua në natën finale me një çmim special nga produksioni, ndërsa trofeu kryesor i shkoi Beatrix Ramosajt.
Flaka tashmë është kthyer në Prishtinë, ku po vazhdon punën për projektet e reja.
Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku ka treguar se tashmë përditshmëria e saj në kryeqytet karakterizohet me zgjimin e hershëm në mëngjes për vrap në Gërmi.
Këngëtarja ruan linja të mira trupore dhe këtë gjë e ka vërtetuar edhe përmes fotografive të publikuara në InstaStory.
Me sy kah dielli në mes të gjelbërimit, Flaka vë në pah tërë trupin e saj seksi. /Telegrafi/