Site icon Telegrafi

Flaka Krelani befason me transformimin e bërë në dukje

Flaka Krelani (Foto: Instagram)

Ajo prej disa muajsh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duket se ka ndërruar tërësisht stilin e jetesës.

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim drastik edhe në pamje.

Krijuesja e hitit “Zjam” ka prerë thuajse tërësisht flokët dhe ka sjell një stil të veçantë.

Flaka Krelani (Foto: Instagram)

Me flokë të shkurtra e me veshje të gjerë, Krelani duket se i është përshtatur mjaft mirë jetesës në Amerikë.

Për ‘look’-un e ri, Flaka ka marrë komplimente të ndryshme nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Megjithëse shquhet për guximin dhe eksperimentimin me flokë, 31 vjeçarja asnjëherë nuk është shfaqur e tillë.


Flaka përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version