Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, është infektuar për herë të dytë nga coronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në InstaStory, ku ka publikuar përgjigjen e testimit – transmeton Top Channel.
Më pas ka nisur një bashkëbisedim me ndjekësit, një prej të cilëve e pyeti se sa muaj kanë kaluar që prej herës së parë që ishte e infektuar.
“Kohën e saktë të infektimit nuk e di, por di që në fund të qershorit pata disa shqetësime dhe vendosa të bëja serologjikun për antitrupat, ku dhe më doli që e kam kaluar. Kështu që i bie të paktën shtatë muaj nga infektimi i parë”, ka thënë Ponari.
Ndërsa për simptomat që e nxitën të bënte sërish testin e Covid-19, moderatorja tha: “Tensioni i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë) më bënte të kisha dyshime, por prapë më bën të kisha dyshime, por prapë më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi I i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave”.
Ndërsa njërit prej tyre që pretendonte se figurat e njohura të ekranit e kalojnë coronavirusin pa probleme, Ponari iu përgjigj: “Tani ti o ke probleme me sytë, ose me trurin, në cilindo rast mund të sugjerojë mjekë të kualifikuar që të të bëjnë derman”.