Disa prej personazheve të showbizit preferuan të bënin pushime në dimër, por ndoshta jo aq dimërore.
Një pjesë prej tyre udhëtuan drejt vendeve të ngrohta, duke i lënë pas temperaturat e ftohta të mbërthyen vendin në ato ditë. Sipas “Prive” shifrat e disa prej udhëtimeve janë zbuluar.
Sipas arkiva.de, pushimet familjare të Fjolla Morinës në Maldive kushtuan 12 mijë euro dhe ato të Ledina Çelos po në Maldive kushtuan 14 mijë euro.
Zaimina Vasjari shkoi po ashtu në Maldive me të dashurin e saj dhe mendohet se ka shpenzuar rreth 9 mijë euro.
Sigurisht që kostoja varet nga vendi, por edhe ditët e qëndrimit.