Kanë kaluar disa muaj që nga lindja e vajzës së saj të dytë, Alyiah.
Bëhet fjalë për Fjolla Morinën, e cila tashmë kohën e lirë po e kalon me të ‘privilegjuarën’ e saj.
Këngëtarja së fundi ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, teksa shihet e ulur në një kafene dhe e shoqëruar me vogëlushen, e cila duket se është “rritur” sa ta shoqëroj mamanë.
Ndryshe, Fjolla ka deklaruar se është nënë dhe baba për vajzën e saj, pasi u nda nga i dashuri i saj biznesmen, Flamur Azemi. /Telegrafi/