Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, vazhdon të mbetet një prej femrave më mediatike të showbizit shqiptar.
Ajo vazhdon të jetë e angazhuar në muzikë, gjersa nuk mungon edhe në evente të shumta televizive në vend.
Së fundmi, këngëtarja është bërë pjesë e sfilatës së re të stilistit të njohur maqedonas, Zlatko Jovanovski.
Ajo është paraqitur në sfilatën e këtij të fundit me një veshje mjaft të guximshme, me bikini me pupla, duke vënë në pah linjat e saj atraktive.
Ndërkohë, Fjolla ka realizuar edhe një fotosesion mjaft atraktiv në Shkup, ku përkundrejt temperaturave të ftohta, nuk ka hezituar të pozojë me bikini në qendrën e kryeqytetit maqedonas.
Disa prej këtyre imazheve, ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, gjersa ka ngacmuar imagjinatën e shumë prej fansave.
Pëlqimet dhe komentet nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat.
Edhe pse nënë e dy vajzave, këngëtarja Morina po vazhdon të jetë në formë shumë të mirë trupore. /Telegrafi/