Fjolla Morina ishte e ftuar në emisionin Mama’s Trip, i cili edhe këtë javë u realizua në rivierën turke.
Këngëtarja tregoi informacione të shumta për jetën private dhe atë profesionale, shkruan rtv21.tv.
E pyetur nga Big Mama se pse në këngët e saj përdor fjalë “banale”, Fjolla ka thënë se nuk janë shumë banale dhe se ka shumë këngë të tjera që janë më banale se të saj.
Ndërsa lidhur me videoklipet e saj provokative ajo tha se “patjetër që duhet me qenë provokative krejt yjet e botës i kanë këngët provokative”, teksa përmedni edhe disa emra të njohur.
Për më shumë dëgjojeni intervistën e Fjollës në videon e mëposhtme.