Site icon Telegrafi

Fjolla Morinës ia publikojnë bisedën telefonike ku mohon borxhin mijëra eurosh të pushimeve në Maldive

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është përfshirë këto ditë në disa lajme rreth një borxhi mijëra eurosh ndaj një agjencie turistike.

Bëhet fjalë për pushimin e vitit të kaluar në ishujt Maldive, që ajo e shijoi me partnerin e saj Fisnik Syla, me të ciline dhe u martua në po të njëjtin vend.

E kontaktuar nga gazetarja e Klan Kosovës, Fjolla i ka mohuar me forcë akuzat duke thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Lexo po ashtu Fjolla Morina dhe Fisnik Syla akuzohen se i kanë borxh mijëra euro një agjencie turistike, reagon këngëtarja dhe paralajmëron padi

“Unë a, jo zemra ime, nuk kam të bëjë me këtë. Nuk ki nevojë me u marr me këto gjë. Dëgjo, nuk kam të bëjë asgjë, mua mos më thirr. Thirre Fisnikun, unë me Fisnikun nuk kam kontakt”, ka thënë ndër të tjerash këngëtarja e hitit “Fb”.

Me të parë që biseda e saj është publikuar, Morina ka reaguar përmes një shkrimi në InstaStory, duke cekur se do të ngrejë padi ndaj gazetares në fjalë.

“Reagim; Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencionit dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje! Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë. Andaj, që nesër do përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim penal për ‘gazetaren’ veprën penale; Përgjim të paautorizuar! Edhe një punë e mirë për ty avokat Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla Morina në reagimin e saj.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Fjolla shpesh është përfolur për një ndarje të mundshme nga Fisniku, gjersa biseda në fjalë vërteton se ajo dhe biznesmeni duket se ka kohë që nuk qëndrojnë më bashkë. /Telegrafi/

Exit mobile version