Site icon Telegrafi

Fjolla Morina: Zhveshja nuk ka të bëjë me fe, unë i lutem Zotit dhe ne të gjithë jemi njerëz normal

Foto: Prive/YouTube

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, muajve të fundit përveç muzikës ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në biznes.

Ajo ka hapur një dyqan veshjesh për fëmijë, të cilin e ka emërtuar me emrin e vajzës së saj të vogël, Alayah.

Për eksperiencën e re si sipërmarrëse por edhe faktin se pse nuk ka qenë kohëve të fundit shumë aktive në muzikë, Fjolla diskutoi në një intervistë të re për “Prive”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Teksa foli rreth karrierës së saj, këngëtarja u pyet edhe për fotografinë që publikoi në fillim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ku u shfaq e mbuluar me shami.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Ajo tha se e respekton fenë mysliman dhe se paragjykimet për zhveshjen e saj nuk e determinojnë respektin që ajo ka për përkatësinë fetare së cilës i përket.

“Unë e repsektoj fenë myslimane edhe nuk është se unë duhet me u mbulu. Unë i lutem Zotit, lutem edhe kështu, netët e mëdhaja kur kanë qenë unë gjithmonë jam lutur, edhe kam agjëruar sa unë kam mundur. Por ka edhe prej atyre njerëzve që thonë se pse Fjolla duhe ta agjërojë Ramazanin? Sepse ti zhvishesh ose je këngëtare nuk ka kurrëfarë domethënie ajo. Ne jemi krejt njerëz normal. Dikush ndoshta mbulohet dhe ka bërë shumë të këqija, ndërsa dikush ndoshta del zhveshur po ka bërë shumë të mira. Nuk ka të bëjë ajo unë mendoj”, ka thënë këngëtarja.

E njëjta ka treguar pas një periudhë të gjatë pushimi që e ka shijuar pranë familjes, ka nisur punën për një këngë të re që do të jetë gati së shpejti. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=WerImALWQ9M&feature=emb_title

Exit mobile version