Këngëtarja Fjolla Morina po bëhet gati që shumë shpejt të sjell projektet e saj të para për vitin 2018.
Ajo është njëherësh shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Këngëtarja tash e sa kohë është beqare, duke mos treguar nëse ka diçka të re në jetën e saj.
Së fundmi, Fjolla ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet pas një darke duke shijuar një gotë verë të bardhë.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka bërë një dedikim romantik për dikë të veçantë ,e vargjet e njohura të këngës “1 gotë për ty” të Ledri Vulës.
“Sonte po e pi një gotë për ty, gëzuar Xh”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta nuk ka zbuluar emrin e plotë të personit të cilin po e uron, por duke e lënë enigmë, me anë të vetëm një iniciali.
Fansat kanë aluduar se mund të bëhet fjalë për ndonjë person special për këngëtaren, mbase ndonjë mashkull i ri në jetën e saj. /Telegrafi/