Këngëtarja e njohur Fjolla Morina shumë shpejt pritet të publikojë projektin e saj më të ri.
Bëhet fjalë për një këngë të re e cila është punuar nga Cricket Beats.
Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin këngëtarja pritet të shfaqet mjaft seksi.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, Fjolla ka bërë të ditur se ka vendosur të vijë “topless” në klipin e ri.
Ajo gjithashtu dukej mjaft bukur me një grim profesional të realizuar nga Sellma, e cila përveçse seksi e bëri të dukej edhe më joshëse. /Telegrafi/