Fjolla Morina i ka njoftuar fansat e saj se nesër (e premte) do ta lansojë këngën e re, në bashkëpunim me Valon Bytyqin.
“Si ta pranoj” është titulli i këngës së re që pritet të vijë të premten me videoklip.
“Ndjenje dashuri, pasion i thyer në mes padrejtësisht, një dashuri e ngrirë në zemër përjetësisht kujtim i mbetur në shpirt, prezencë shpirtërore që më jep forcën e të kujtoj çdo ditë! Nesër ora 17:00 premierë”, shkruan në njoftimin e Fjollës në Instagram.
Ditë më parë, ajo e kishte publikuar një imazh nga videoja e re muzikore duke i paralajmëruar fansat e saj çfarë të presin.
“Asnjëherë nuk e dimë kur mund t’i humbasim njerëzit e dashur… Ndaj sa i kemi afër le t’u themi më shpesh që i duam shumë. Kënga e re së shpejti…”, kishte shkruar këngëtarja. /Telegrafi/