Telegrafi

Fjolla Morina vjen atraktive dhe ‘e nxehtë’ në promovimin e veshjeve dimërore (Foto)

Këngëtarja Fjolla Morina shquhet për format e saj fizike, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë në asnjë prej paraqitjeve të saj.

Së fundmi, ajo është prezantuar në festivalin Kënga Magjike, me një këngë ritmike në bashkëpunim me Blastan.

Me një performancë ‘të nxehtë’ braziliane, Morina bëri për vete një pjesë të mirë të fansave të saj.

Ajo është gjithashtu mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Fjolla ka realizuar një set të ri fotografi, në të cilin vjen mjaft atraktive në promovimin veshjeve të reja dimërore nga Mr.Rex.

E veshur me pallto të trasha dhe fustane të shkurtra, Fjolla vuri në pah linjat e saj perfekte, ndërsa dukej mjaft tërheqëse edhe në fytyrë.

Fotografitë në fjalë kanë marrë mijëra pëlqime dhe janë komentuar shumë nga ndjekësit e saj, të cilët për momentin janë hiq më pak se 326 mijë. /Telegrafi/