Si shumë nga yjet e tjerë të estradës, edhe këngëtarja Fjolla Morina ka nisur të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
Këngëtarja, e cila pëlqehet mjaft shumë nga publiku, dje ishte e pranishme në një koncert në Skenderaj.
Duke qenë se numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, zeshkania nuk heziton të ndajë imazhe të ndryshme me ta.
Mbrëmë (e mërkurë), bukuroshja jonë ka sjell fotografi dhe video nga koncerti i saj, gjersa shfaqet me një veshje mjaft provokuese.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga fansat e saj, teksa e kanë admiruar për dukjen e ka edhe prej atyre që e kritikojnë.
Ndryshe, Fjolla është duke punuar në projektin e ri, i cili pritet të publikohet së shpejti. /Telegrafi/