Këngëtarja Fjolla Morina jo pak herë arrin të rrëmbejë vëmendjen e mediave.
Shkas për këtë në të shumtën e rasteve bëhen postimet e saj në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.
Në disa prej intervistave, Morina ka treguar se e ndjen shumë mungesën e një personi, por që asnjëherë s’është bërë e ditur nëse bëhet fjalë për dikë që nuk jeton më.
Sido që të jetë, këtë aludim e përforcon edhe më tepër imazhi i fundit që këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.
Në një video të publikuar, Fjolla shfaqet duke lëshuar një tufë me tullumbace në ajër, në urim për ditëlindjen e një personi të veçantë.
Ajo nuk zbulon emrin e personit, e as vitin e lindjes, por vetëm datën e lindjes së tij, e cila është data e sotme 29 maj.
Videoja është e realizuar në ngjyrat e bardhë e zi, me çka ka bërë fansat edhe më tepër të dyshojnë se këtë dedikim, këngëtarja e bëri për dikë që s’jeton më.
“Urime ditëlindjen mbret, më mungon, 29 maj”, ka shkruar Fjolla Morina në Insta Story. /Telegrafi/