Telegrafi

Fjolla Morina tregon se është ende beqare (Foto)

Këngëtarja Fjoola Morina ka qenë shpesh herë e përfolur në media për jetën e saj private.

Ajo është nënë e dy vajzave, ndërsa është ndarë nga partneri i saj i fundit, gjatë kohës sa ishte shtatzënë me vajzën e dytë.

Lexo po ashtu 'Zhgënjehet' Fjolla Morina, kjo jetë është thjeshtë një gënjeshtër për të (Foto)

Statusi i saj civili siç duket po vazhdon të mbetet beqare, kështu të paktën tregon ajo përmes një fotografie të publikuar së fundmi në SnapChat.

Gjatë kohës sa po voziste me makinë, këngëtares Morina ia tërhoqi vëmendjen një automjet para saj, i cili mbante të shkruar në targat e tij fjalën “Single”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E në mbishkrimin e kësaj fotografia, Fjolla dukej sikur po e pohonte faktin që edhe ajo është beqare.

Megjithatë, kurrë nuk është vonë për të gjetur partnerin ideal. /Telegrafi/

Fotografia që Fjolla Morina postoi në SnapChat, me ç’rast edhe ajo pohoi se është “single(beqare)”.