Këngëtarja Fjoola Morina ka qenë shpesh herë e përfolur në media për jetën e saj private.
Ajo është nënë e dy vajzave, ndërsa është ndarë nga partneri i saj i fundit, gjatë kohës sa ishte shtatzënë me vajzën e dytë.
Statusi i saj civili siç duket po vazhdon të mbetet beqare, kështu të paktën tregon ajo përmes një fotografie të publikuar së fundmi në SnapChat.
Gjatë kohës sa po voziste me makinë, këngëtares Morina ia tërhoqi vëmendjen një automjet para saj, i cili mbante të shkruar në targat e tij fjalën “Single”.
E në mbishkrimin e kësaj fotografia, Fjolla dukej sikur po e pohonte faktin që edhe ajo është beqare.
Megjithatë, kurrë nuk është vonë për të gjetur partnerin ideal. /Telegrafi/