Këngëtarja Fjolla Morina shquhet për paraqitjet e saj provokuese në skenë.
Jo më pak kursehet edhe kur është fjala për imazhet në rrjetet sociale, në të cilat nuk përton aspak që të shfaqet e ekspozuar.
Së fundmi, Morina ka publikuar disa fotografi mjaft ‘të nxehta’ në llogarinë personale në Instagram.
Ajo shfaqet e grimuar lehtë, ndërsa e veshur vetëm me reçipeta vë në pah gjoksin e saj atraktiv.
Një hapësirë jo pak më të vogël, ajo ia jep edhe tatuazhit të saj të veçantë në krahun e djathtë.
Ndonëse, nënë e dy fëmijëve, ajo përsëri ka arritur që ta mbajë mirë në formë trupin e saj, kjo edhe si pasojë e ushtrimeve të rregullta në palestër.
Sa i përket muzikës, këngëtarja ka paralajmëruar se brenda pak javësh do të sjellë në treg projektin e saj më të ri muzikor, në bashkëpunim me Endrit Mumajesin – Muman. /Telegrafi/