Telegrafi

Fjolla Morina thotë se Adelina Ismaili ka operacione plastike dhe se Tuna duhet ta lë muzikën

Fjolla Morina nuk hezitoi të bënte pohime të forta në edicionin e radhës të spektaklit “Shiko Kush Luan”.

Me çiltërsinë që e njohin të gjithë, Fjolla u bë pjesë e disa lojrave në program, por sfida që e vuri përballë kolegeve na bëri të kuptojmë edhe një herë që është një nga vajzat më të çiltra të showbizit që i thotë gjërat troç dhe pa komplekse.

Fjolla prandoi të përgjigjej me anë të pushkës me bojë se çfarë mendon për koleget e saj këngëtare.

Pasi tregoi hapur simpatinë për vokalin e Encës dhe miqësinë me Afërdita Dreshaj po aq hapur tregoi se cila per tyre kopjon më shumë duke zgjedhur Nora Istrefin.

Personazhi me më shumë operacione plastike është Adelina Ismaili, sipas saj, dhe ajo që duhet të lërë muzikën, që nuk do bashkëpunonte kurrë e që bën më shumë thashetheme është Tuna. /tch/