Site icon Telegrafi

Fjolla Morina tërheq vëmendjen me imazhin krah bashkëshortit

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina Foto: Instagram/fjolla.morina

Fjolla Morina është ndër personazhet shqiptare që është komentuar më së shumti në rrjet.

Ajo u përball me disa probleme kohëve të fundit, por që në krah po i qëndron gjithmonë bashkëshorti.

Një veprim të tillë ai e ka bërë edhe për Shën Valentin, teksa i ka bërë një befasi të mrekullueshme.

Në një postim në Instagram, Fjolla pati rastin të marr vëmendje me imazhet afër Fisnik Sylës, ndërsa e falënderoi për dhuratat.

“Është vetëm një lumturi në jetë, të dashurosh dhe të duan. Faleminderit për këtë surprizë dashuria ime”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Artistja padyshim që u shfaq me një veshje elegante, ndërsa dekolteja e hapur i theksonte gjoksin e formësuar.

Vlen të përmendet se dyshja janë martuar edhe zyrtarisht, ndërsa postimet nga ta tashmë nuk kanë të ndalur. /Telegrafi/

Exit mobile version