Site icon Telegrafi

Fjolla Morina me të njëjtën paraqitje provokuese si Bleona Qereti?

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, publikoi së fundmi projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin Mani.

“Fustani” titullohet kënga e saj e re, e cila është një ripërpunim i këngës së famshme popullore, me po të njëjtin titull.

Si në çdo paraqitje tjetër, këngëtarja Morian erdhi mjaft provokuese dhe e ekspozuar edhe në klipin e ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në njërën prej skenave, Fjolla shfaqet mjaft atraktive, teksa është e veshur me një material lëkure, të ndërthur me rrjetë, duke vënë në pah gjoksin e saj.

Një imazh i tillë ka rrëmbyer vëmendjen e fansave, ndonëse dukej i parë diku më herët.

Një pamje përafërsisht të tillë, ka pasur edhe këngëtarja Bleona Qereti në klipin e saj “I don’t need your love”.

Bleona ishte e veshur në mbathje të zeza lëkure, të ndërthurura me rrjetë në pjesën e sipërme, në tentim për të marrë pamjen dhe simbolin e “Njeriut Vitruvian”, vepër e famshme nga Leonardo Da Vinçi.

Nuk dihet nëse ka qenë rastësi kjo paraqitje e ngjashme e dy këngëtareve, por sido që të jetë, secila nga to kanë rrëmbyer vëmendjen me fizikun e tyre.

Në pamjen e jashtme, Fjolla ka marrë ngjashmëri të madhe edhe me modelen e famshme, Kim Kardashian. /Telegrafi/

Exit mobile version