Telegrafi

Fjolla Morina sjell tjera poza provokuese në rrjetet sociale

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, javë më parë ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Fustani”.

Kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat e saj, ndërsa vëmendje të madhe ka marrë edhe paraqitje e saj provokuese në klip.

Paraqitjet e tilla, Fjolla i ka të shpeshta edhe në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi tjera për fansat në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah linjat e saj.

Në njërin nga imazhet, këngëtarja pozon e mbuluar me robdeshambër, ndërsa i jep hapësirë gjoksit të saj atraktiv.

Në fotografinë tjetër, Fjolla duket sërish provokuese veshur me një kostum plot shkëlqim, teksa vë në pah dekoltenë e saj.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve të saj nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat. /Telegrafi/