Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, tash e një kohë është duke punuar në këngën e re. Ajo do të bashkëpunojë sërish me artistin Berato, pas projektit “Naçe Naçe”, të lansuar para pak javësh.
Zeshkania, e cila në klipin e ri është shndërruar në bionde, vazhdimisht në rrjetet sociale ka publikuar imazhe të këtij videoklipi.
Ndërkaq, së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një pjesë të shkurtër të këngës, teksa thotë se do jetë një hit.
“Lule po vjen”, ka shkruar ajo krahas videos.
Përveç projekteve, Fjolla kohëve të fundit ka qenë mjaft e komentuar për një paraqitje provokuese gjatë performancës së saj në Skenderaj.
33-vjeçarja mori kritika të shumta, por që vazhdon të jetë e pranishme në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme. /Telegrafi/