Telegrafi

Fjolla Morina “si Kleopatra”, mbulon me arë fytyrën e saj (Foto)

Këngëtarja Fjolla Morina është shumë aktive muajve të fundit me projekte të reja në muzikë.

Fillimisht ajo solli një duet me Endrit Mumajesin, ndërsa më pas një tjetër me Blake-in, me këtë të fundit konkurron edhe në “Kënga Magjike”.

Ajo shquhet për paraqitjet e saj atraktive dhe me stil, ndërsa tregohet mjaft e kujdesshme se çfarë të zgjedh, që të duket bukur para publikut.

Fjolla i kushton shumë rëndësi edhe trajtimeve estetike, duke praktikuar ato më të shtrenjtat siç është maska me materialin e arit të shkrirë.

Fjolla Morina praktikon maskën me ari të shkrirë. Burimi i fotos: InstaStory

Në disa imazhe të publikuara në InstaStory, Fjolla shfaqet në qendrën estetike, ndërsa ka të mbuluar me maskë ari fytyrën e saj, e cila njihet si “Kleopatra”.

Këto trajtime ajo i praktikon për një lëkurë më të pastër, ndërsa shkëlqimi i arit i dha asaj një pamje mjaft të ngjashme me atë të Kleopatrës, e cila ka qenë shumë ekstravagante. /Telegrafi/