Telegrafi

Fjolla Morina si Kim Kardashian (Foto)

Modelja e njohur Kim Kardashian shpesh herë ka qenë frymëzim stili për disa prej këngëtareve të njohura të estradës shqiptare.

E tillë duket të jetë edhe për këngëtaren Fjolla Morina, e cila në disa poza të hedhura së fundmi në rrjetet sociale, duket e ngjashme në stilin Kardashian.

Kim Kardashian

Morina ishte veshur me kostum të zi, ndërsa në pjesën e sipërme shfaqte gjoksin e veshur vetëm me sytjena, dhe setër të zezë.

“Natën e mirë” ka shkruar ajo në mbishkrimin e një prej fotografive, me ç’rast ka rrëmbyer mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

Dukja e saj e re pre bionde koicidon gjithashtu me ndryshimin që Kim Kardashian ka bërë tash e sa kohë, e cila ka ndryshuar flokët e saj në të bardha.

Lexo po ashtu Kim Kardashian dhe Kanye West mirëpresin në jetë fëmijën e tretë, vajzën e lindur nga nëna surrogate (Foto)

Mesa duket, stili i Kim është mjaft inspirues për këngëtaren shqiptare. /Telegrafi/