Site icon Telegrafi

Fjolla Morina shijon pushimet në Maldive, fotografohet e zhveshur në shtrat

Fjolla Morina Foto: Instagram/fjolla.morina

Fjolla Morina është bërë ndër personazhet më të komentuar nga estrada shqiptare.

Aq më shumë kur ajo kurorëzoi dashurinë me martesë me Fisnik Sylën, ceremoni e cila u zhvillua në Maldive.

Dyshja tashmë janë duke shijuar pushimet luksoze, teksa pozat nga këngëtarja nuk kanë të ndalur.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde është parë e shtrirë në shtrat, ndërsa pozoi e zhveshur.

Për të ruajtur modestinë, Fjolla vendosi që të mbulojë disa pjesë të trupit me çarçaf.

“Në botë nuk ka parajsë, por vetëm copa të saj”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Vlen të përmendet se para këtij pushimi, çifti ka qenë duke kaluar kohë së bashku në Dubai. /Telegrafi/

Exit mobile version