Telegrafi

Fjolla Morina shfaqet provokuese, thekson linjat trupore në paraqitjen e radhës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina ka ardhur me të tjera poza provokuese.

Për fansat e saj në Instagram, Fjolla ka sjellur disa imazhe ku shihet në formë të mirë dhe tejet provokuese.

E veshur e vëra në të zeza, duke theksuar gjoksin dhe belin, këngëtarja kompletoi dukjen edhe me një palë këpucë me platformë, doreza dhe një çantë.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Flokët e gjata me balluke i la të drejta dhe të lira mbi supe, ndërsa shihet edhe me një makijazh të theksuar.

Fjolla u kujdes të vinte në pah format e saj atraktive të trupit, ndërsa edhe mori komente nga ana e simpatizuesve që ishin kryesisht pozitive.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që javë më parë është kthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fjolla Morina

Kënga mban titullin “Suppa Duppa” që erdhi në bashkëpunim me Nushin dhe po mirëpritet nga fansat e dyshes. /Telegrafi/