Këngëtarja Fjolla Morina aktualisht është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.
Ajo dhe kolegia e saj Fifi kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë, si destinacionin e tyre këtë vit për pushime.
Morina është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka vendosur që të publikojë për ndjekësit e saj disa fotografi mjaft ‘të nxehta’, të realizuara në plazh.
E veshur me bikini të kuqe, ndërsa vë në pah gjoksin dhe vithet e saj, Fjolla dukej më provokuese se zakonisht.
Ajo shquhet për fizikun e saj, ndërsa linjat nuk heziton t’i ekspozojë në asnjë nga paraqitjet e saj. /Telegrafi/