Telegrafi

Fjolla Morina shfaqet provokuese, ekspozon linjat joshëse në imazhet e reja

Këngëtarja Fjolla Morina ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, ajo është vazhdimisht pjesë e mediave rozë.

Jeta e saj private ka qenë vazhdimisht në fokus dhe pothuajse secili postim që bën në rrjetet sociale merr vëmendje.

Edhe së fundmi, ajo ka ndarë me fansat e saj në llogarinë në Instagram disa imazhe teka dukej në formë të mirë dhe atraktive.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

E veshur me një kostum dypjesësh me ngjyrë të zezë, Fjola u shfaq tejet provokuese duke theksuar format joshëse të trupit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fjolla Morina

“Diamantet janë të rrallë, ashtu si unë”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotove, krahas së cilave pranoi edhe komente të shumta.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që pak javë më parë Fjolla u shfaq në një gjendje të rënduar emocionale duke hedhur akuza ndaj ish-partneri të saj dhe disa personave të tjerë.

Madje ajo shkoi përtej kësaj duke kërkuara protesta sipas saj në mënyrë që të vendosje drejtësi për të. /Telegrafi/