Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, kohëve të fundit ka qenë mjaft e komentuar në faqet rozë.
Kësaj radhe jo për shkak të arrestimit, por për propozimin që ajo e pranoi nga biznesmeni, Fisnik Syla.
Që nga ai moment, dyshja nuk i kanë kursyet pozat së bashku, teksa ndanin edhe përshkrime romantike për njëri-tjetrin.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, Fjolla ka shpërndarë edhe një fotografi tjetër me Fisnikun.
“Zemrën time e kam pranë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.
Që të dy janë parë të veshur me plot stil, kurse edhe fansat e artistes nuk e kanë lënë pa komentuar pozitivisht në postim. /Telegrafi/