Site icon Telegrafi

Fjolla Morina rikthehet sërish në bionde

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, vazhdon të jetë një nga yjet e showbizit më të komentuar në rrjete sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron 425 mijë ndjekës, ndërkohë që shpesh sjell imazhe e video të ndryshme.

Artistja kësaj radhe ka shpërndarë disa poza të reja, me anë të të cilave tregon se është kthyer në stil të vjetër.

Krijuesja e hitit “Queen” njofton se është bërë sërish bionde me flokë të gjata, në një paraqitje të fundit të bërë në Instagram.

Lexo po ashtu Brenda ditëlindjes së 36-të të Fjolla Morinës

Kjo ka bërë që të marrë komplimente të shumta për dukjen e re, që e ka bërë edhe më të veçantë.

Fjolla përndryshe këtë kohë ka qenë më e distancuar nga muzika, duke u fokusuar në biznesin e ri si sipërmarrëse.

Morina në këtë periudhë u përfol edhe për ndarjen nga biznesmeni Fisnik Syla. /Telegrafi/

Exit mobile version