Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka realizuar së fundmi një set fotografik, në të cilin është shfaqur më provokuese se kurrë.
Ajo ka vënë në pah linjat e saj atraktive, ndërsa ka pozuar me veshje të hapura, duke ekspozuar trupin e saj.
Krahas këtyre imazheve, Fjolla ka realizuar edhe një tatuazh të ri në trupin e saj, dhe këtë e bëri gjatë pasdites të së martës.
Ajo hodhi në InstaStory disa imazhe teksa tatuazhisti realizonte tatuazhin e saj të ri, në barkun e saj.
Nga pamjet duket se bëhet fjalë për një tatuazh me ngjyra, por që këngëtarja ka preferuar të mos e zbulojë të plotë atë.
“Fustani” përndryshe mbetet kënga e saj e fundit, të cilën ajo e solli muaj më parë, ndërsa u prit shumë mirë nga fansat.
Në muajt në vazhdim, Fjolla pritet që të prezantojë për publikun projektin e saj të ri muzikor. /Telegrafi/